19.5 C
Tirana

Tym e flakë në Kuvend, Berisha: E gjitha bota ka shkruar dje për ne

Më datë:

Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë me gazetarët, teksa ka folur për atë çka ndodhi një ditë më parë në Kuvend.

Berisha tha se dje opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk ka demokraci dhe se Rama ka blinduar Kuvendit, në mënyrë që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj.

Ai tha se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, u pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.

“Mediat më serioze të planetit, kishin në titujt kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament. Analistët e qeverisë për të sfumuar aksionin, u shprehen se nuk ishte kjo një fitore pasi buxheti u votua gjithsesi.

Mjerimi nuk ka kufi. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, shembja e diktaturës. Ato nuk shemben duke ndaluar një votim por duke treguar të vërtetën njerëzve. Dhe mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës.;

Opozita i tregoi botës se kryeministri që herë vishet me atlete për modern, dhe herë tjetra me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, rekord i turpshëm botëror, buxhetin. Kjo se ai nuk lejon që të krijohen komisionet hetimore parlamentare. Opozita i tregoi botës e Shqipëria nuk është më demokraci se Rama e blindoi Kuvendin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj”, tha Berisha.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK dërgon për gjykim dy të pandehur për korrupsion aktiv në zgjedhje në qarkun Kukës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muça: Memorandumi për kontrollin portual në Mesdhe do të rrisë sigurinë detare

Komisioni i ligjeve shqyrtoi sot projektligjin “Për aderimin e...

Liburn Aliu: Porti i Durrësit, port i gjithë shqiptarëve dhe urë bashkëpunimi për rajonin

Drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu,...

Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset inspektori i tatimeve

Shpërthim me tritol në lagjen “Ndoz Mazi” në qytetin...