Turqia sekuestron 1,5 ton hashash në kufirin grek, mes të arrestuarve një shqiptar

Doganat turke në një operacion kundër drogës në kufirin grek kanë sekuestruar 1,5 ton hashash, bëri të ditur sot Ministria e Tregtisë e këtij vendi.

Në një njoftim me shkrim, ministria tha se autoritetet zbuluan hashashin në një kamion që transportonte soje në portën kufitare Ipsala në krahinën verilindore Edirne.

Gjatë kërkimeve të detajuara, skuadrat zbuluan drogën në 152 thasë, secila nga 10 kilogramë, të fshehura midis thasëve të mbushura me soje, tha ministria.

Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që Turqia ka bërë në një operacion të vetëm në portat kufitare, thuhet më tej.

Shoferi me origjinë shqiptare i kamionit dhe dy të tjerë që mendohet se lidhen me incidentin, u arrestuan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi