Turqia restauron spitalin e djegur nga terroristët e YPG/PKK në Tel Abyad

Ministria turke e Shëndetësisë ka filluar punimet për restaurimin e spitalit në Tel Abyad të Sirisë i cili u dogj nga organizata terroriste YPG/PKK gjatë largimit të saj nga rajoni si rezultat i operacionit “Burimi i Paqes”.

Vazhdojnë pa ndërprerë punimet për të vendosur në shërbim me kapacitet të plotë spitalin të cilin organizata terroriste e kishte ndarë në dy pjesë, njërën për anëtarët e saj dhe pjesën tjetër të ndarë për përdorimin e popullatës. Ajo e bëri të papërdorshëm spitalin duke i vënë zjarrin ku gjatë largimit shkatërroi laboratorin, sallat e operacioneve, të lindjeve dhe shërbimeve kirurgjikale.

Spitali kohë më parë u vendos në shërbim të civilëve pas disa punimeve të kryera në oborrin e tij dhe në pjesët me dëmtime më të vogla. Ndërkohë që vazhdojnë punimet e riparimit dhe rinovimit edhe në pjesët tjera të spitalit.

Pasi të fshihen plotësisht gjurmët e organizatës terroriste, planifikohet që spitali të vihet në shërbim të plotë.

– Spitali do të ketë një kapacitet me 75 shtretër

Drejtori i Shëndetësisë në qytetin Şanlıurfa të Turqisë, Emre Erkuş, në një deklaratë për AA tha se në inspektimin e kryer në spital pas vendosjes së sigurisë konstatuan se organizata terroriste ka rrënuar spitalin, kishte bërë të papërdorueshme pajisjet dhe disa prej tyre i kishte marrë me vete.

“Aktualisht vazhdojnë punimet që spitali këtu të shndërrohet në formatin e një spitali shtetëror me kapacitet prej 75 shtretërve”, tha Erkuş i cili shtoi se kanë filluar punimet restauruese të spitalit me udhëzim të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Një pjesë e spitalit u restaurua në mënyrë të shpejtë dhe kemi filuar të ofrojmë shërbim për banorët e Tal Abyadit. Punimet riparuese të infrastrukturës vazhdojnë pa ndërprerë. Pas këtij procesi spitali aktual duhet të rimëkëmbet sërish, për këtë po punojnë inxhinierët dhe arkitektët tanë”, tha Erkuş.

“Po bëjmë përpjekje që spitali të ofrojë shërbim të plotë për popullatën”, tha Erkuş duke shtuar se “Kur punimet të përfundojnë këtu do të jetë një spital i plotë me salla operacioni, grafi, laboratore dhe të tomografisë”.

Edhe siriani Halid Ettahri tha se është shumë i lumtur që punon në restaurimin e spitalit.

Ai tha se organizata terroriste dogji spitalin kur u largua nga rajoni. “Falënderimet i takojnë Allahut që falë Turqisë po kryhet restaurimi i spitalit tonë i cili do të bëhet edhe më i mirë se më parë. Spitali ishte i djegur plotësisht dhe njerëzit i shohin këto punime që po bëhen. Para kësaj YPG/PKK-ja kryente persekutim mbi persekutim. Nuk punësonin askënd përveç atyre që ishin të afërt me ta”, theksoi Ettahri.

Ndërkohë edhe siriani Mustafa el Yasin duke shprehur falënderimet për Turqinë tha se “Jam shumë i kënaqur nga punimet që Turqia po kryen. Fillimisht u kryen pastrimet dhe tani restaurimet. Organizata terroriste ka kryer vetëm persekutime, ku përveç këtyre ka djegur edhe shumë shtëpi”.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) filluan dhe morën mbështetje edhe nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) për Operacionin “Burimi i Paqes” të cilin e nisën në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë me qëllimin për të eliminuar korridorin e terrorit në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi