Turqia refuzon rezolutën amerikane për pretendimet armene

Përmes një komunikate të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia ka refuzuar rezolutën e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve te Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të “ashtuquajturin gjenocid armen”.

Rezoluta, e cila me sa duket është hartuar dhe lëshuar për konsum të brendshëm nuk ka asnjë bazë historike ose ligjore, vijon komunikata.

Ata që e ndjejnë veten të zhgënjyer duke mos qenë në gjendje të parandalonin operacionin “Burimi i Paqes” do të gabonin shumë nëse mendojnë se mund të hakmerren në këtë mënyrë. Për qeverinë dhe popullin turk kjo rezolutë është plotësisht e pavlefshme.

Rezoluta në vetvete gjithashtu nuk është juridikisht e detyrueshme. Ajo nuk bart asnjë kuptim përtej të qënurit veçse një hap politik i pakuptimtë për të kënaqur lobin armen dhe grupet antiturke në ShBA. Nuk mund të ketë asnjë mashtrim tjetër më rëndë sesa një përpjekje për të rishkruar historinë sipas “sensit” të një organi politik, thuhet në vazhdim të komunikatës.

Rezoluta është kundër edhe ShBA-së, edhe ligjit ndërkombëtar pasi ajo është një inkriminim kundër parimeve të përcaktuara në Konventën e vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston ndonjë vendim që i njeh ngjarjet e 1915-s si ‘gjenocid’. Përkundrazi, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë një vendim që përcakton se ngjarjet e vitit 1915 përbëjnë një subjekt të ligjshëm për debat. Prandaj, debati për ngjarjet që ndodhën në 1915 i takon shkencës së historisë, e jo politikës.

Këtu duhet rikujtuar se propozimi i Turqisë për krijimin e një Komisioni të Përbashkët Historik, bërë në vitin 2005 u refuzua nga pala armene.

Administrata amerikane dhe politikanët si dhe populli amerikan janë të vendosur më së miri për të marrë në konsideratë dëmet që kjo rezolutë, e cila kërkon të prishë lidhjet Turqi-ShBA, bën dhe do të shkaktojë në interesat kombëtare të ShBA-së duke pasur parasysh se ajo (rezoluta) është miratuar në një kohë jashtëzakonisht të brishtë në aspektin e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale. Nga ana tjetër, vihet re gjithashtu se qëndrimi i administratës amerikane për ngjarjet e vitit 1915 mbetet i njëjtë. Padyshim, kjo rezolutë do të ndikojë negativisht në dinjitetin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, por do të ketë edhe reflektime negative të imazhit të ShBA-së para opinionit publik të Turqisë.

Ne besojmë se miqtë tanë amerikanë që mbështesin vazhdimin e aleancës dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Turqisë dhe ShBA-së do ta gjykojnë këtë gabim fatal dhe përgjegjësit e kësaj do të gjykohen nga ndërgjegjja e popullit amerikan,- përfundon komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi