Turqia reagon kundër djegies së flamurit të saj në Greqi

 

 

 Turqia ka dënuar ashpër djegien e flamurit turk gjatë një proteste të mbajtur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet: “Dënojmë djegien e flamurit tonë gjatë një proteste të mbajtur më 5 mars në Athinë kundër vendit tonë nga një parti raciste në Greqi”.

“Ne presim nga autoritetet greke që të kapen sa më shpejtë dhe të nxirren para drejtësisë autorët që kanë kryer këtë veprim të urryer kundër flamurit tonë”, thuhet në deklaratën e MPJ së Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi