Turqia nis vaksinimin me “CoronaVac”

Turqia sot ka filluar vaksinimin kundër COVID-19, fillimisht me bluzat e bardha.

Dje, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, mori vaksinën kineze kundër koronavirusit, Turqia sot ka filluar vaksinimin kundër COVID-19, fillimisht me bluzat e bardha. dhe u bë personi i parë që mori vaksinën e zhvilluar së fundmi.

Agjencia turke e Barnave dhe Produkteve Mjekësore (TITCK) miratoi dje për përdorim urgjent vaksinën CoronaVac, të zhvilluar nga kompania SinoVac me bazë në Pekin.

Tre milionë doza të vaksinës që i prodhoi SinoVac mbërritën në Turqi më 30 dhjetor. Vaksinat janë transferuar në magazinën mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mostrat e vaksinës u dërguan në laboratorin TITCK për ekzaminim për 14 ditë. Ndryshe, vaksinimi do të bëhet në katër hapa.

Në hapin e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, njerëzit mbi moshën 65-vjeçare dhe të rriturit që jetojnë në vende të mbushura me njerëz siç janë strehimoret. Më pas vijojnë punonjësit në shërbimet e rëndësishme, personat më të vjetër se 50-vjeç dhe personat me së paku një sëmundje kronike.

Në fazën e tretë, vaksinën do ta marrin personat më të ri se 50-vjeç me së paku një sëmundje kronike, të rinjtë dhe ata që punojnë.

Në fazën përfundimtare do të vaksinohen të gjithë personat e mbetur. Qytetarët do të duhet përmes internetit të caktojnë datën për marrjen e vaksinës. Do të merren dy doza me kohëzgjatje prej 28 ditëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi