“Turqia ndërton demokracinë e saj mbi parimin e ndarjes së pushtetit”

Turqia gjithmonë ka vepruar në pajtim me “parimin e ndarjes së pushtetit” mbi të cilin ka ndërtuar demokracinë e saj, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.

“Funksionimi i pavarur i pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor nuk i pengon ata të ndërlidhen me misionin e presidentit në Kushtetutë si kreu i shtetit”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor në kryeqytetin Ankara.

“Megjithëse Turqia ka përjetuar shumë vështirësi nga puçet deri te tutela, ajo gjithmonë i është bindur idesë së ndarjes së pushtetit e cila mban në nivelin më të lartë vullnetin e njerëzve dhe botëkuptimit të demokracisë të ndërtuar mbi këtë”, deklaroi Erdogan.

Duke folur për Dokumentin e Strategjisë së Reformës Gjyqësore, Erdogan tha se Turqia gjithashtu ka treguar përkushtim ndaj detyrimeve të saj për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian (BE) me këtë dokument, ndërsa organet e BE-së “janë në një qëndrim haptazi diskriminues ndaj Turqisë”.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987, ndërsa bisedimet filluan më 2005.

Megjithatë, negociatat u ndërprenë në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve të administratës qipriote greke në ishullin e ndarë të Qipros si dhe kundërshtimit të Gjermanisë dhe Francës.

Presidenti turk gjithashtu u zotua të zbatojë një reformë gjyqësore në një kohë të shkurtër për të thjeshtuar proceset gjyqësore dhe për të zhvilluar zgjidhje alternative për mosmarrëveshjet.

Këtë vit, Turqia të kompletojë Dokumentin e Strategjisë së Reformës Gjyqësore, një plan i shpalosur më 30 maj për të përmirësuar punën e gjyqësorit të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi