Turqia konfiskon nga DEASH-i 1 ton eksploziv në veri të Sirisë

Forcat e Xhandarmërisë Turke dhe Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë (MIT) konfiskuan 1 ton eksploziv nga grupi terrorist DEASH në një operacion të përbashkët në veri të Sirisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se njësitë e inteligjencës së xhandarmërisë turke dhe MIT konfiskuan eksplozivin në pronësi të grupit terrorist DEASH në rrethin qendror Al-Bab, në veri të Sirisë.

Forcat turke gjithashtu kapën terroristë të DEASH-it të cilët ishin duke planifikuar të hyjnë në Turqi për të kryer sulme me bomba.

Për më tepër, qindra materiale prodhuese të eksplozivëve u konfiskuan nga njësitë turke.

Ministria turke theksoi se shumë sulme të gjera dhe të përgjakshme u parandaluan me operacionin.

Më shumë se 300 persona janë vrarë në sulmet e pretenduara nga DEASH-i në Turqi, ku grupi terrorist ka shënjestruar civilë me bomba vetëvrasëse, sulme me raketa dhe armë zjarri.

Forcat turke të sigurisë janë angazhuar në një fushatë të gjatë për të shkatërruar kërcënimin e DEASH-it.

Gjatë tre viteve të fundit, operacionet antiterroriste “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” kanë çliruar rajonin nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it, duke u mundësuar qindra mijëra civilëve të zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi