Turqia heq vizat për algjerianët

Turqia lëshoi të premten një dekret presidencial, i cili përjashton qytetarët algjerianë nën moshën 15 vjeç dhe ata mbi 65 vjeç nga nevoja për të marrë viza udhëtimi.

Vendimi, i cili u botua në Gazetën Zyrtare firmën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) garanton leje për të hyrë në Turqi shtetasve algjerianë në këto grupmosha që janë të pajisur me pasaporta normale.

Ata do të jenë në gjendje të hyjnë në Turqi pa marrë vizë paraprake dhe të qëndrojnë për qëllime turistike deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore, sipas dekretit në fjalë.

Vendimi është marrë në mbështetje në nenit 18 të ligjit nr.6458 “Për të huajt dhe mbrojtje ndërkombëtare”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi