Turqia gëzon nevojtarët në Etiopi me rastin e Ramazanit

“Sot, ne po shpërndajmë 1.500 pako ndihmë ushqimore dhe dje, kemi shpërndarë edhe 30 tonë ndihmë ushqimore”, tha për AA ambasadorja turke në Etiopi, Yaprak Alp.

“Turqia ka qenë gjithmonë një mik shumë i mirë i Etiopisë, dhe të dy vendet kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në periudha të vështira dhe, sot, bota sërish po përballet me periudha të vështira sidomos me krizën COVID-19. Për më tepër, Etiopia ka problemin e karkalecave”, tha Alp.

“Turqia ndien se duhet të ndihmojë mikun shekullor, Etiopinë. Prandaj, javën e kaluar, ne kemi rritur përpjekjet tona. Kemi sjellë 1,7 ton materiale higjienike që i kemi dhënë ministrit të Rinisë”, shtoi ajo.

Ambasadorja tha se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Etiopinë edhe në ditët në vijim.

Fetiya Liba është nënë e shtatë fëmijëve dhe të gjithë fëmijët jetojnë nën kujdesin e saj, edhe pse, sipas saj, as ajo dhe as burri i saj nuk kanë një punë të rregullt.

“Ne ndonjëherë bëjmë disa punë të çuditshme për të fituar jetesën. Nganjëherë shesim Kat (bimë stimuluese e butë me gjethe e cila është e popullarizuar në Etiopi). Megjithatë, të ardhurat nuk kanë qenë kurrë të mjaftueshme për të ushqyer familjen tonë”, tha ajo.

“Sot, kjo organizatë turke na dha ushqim për Ramazan dhe ne do të buzëqeshim gjatë rrugës për në shtëpi”, tha ajo.

Cemil Alıcı, këshilltar i shërbimeve fetare në Ambasadën e Turqisë, tha se 1.250 pako me ushqime janë dhënë në qytetin Sebeta, 200 pako shtesë në zonën e afërt Ayer Tena dhe 50 pako për refugjatët nga Sudani.

Turqia ka investuar më shumë se 6 miliard dollarë në sektorë të ndryshëm në Afrikë.

“Ne kemi pasur gjithmonë lidhje të fortë historike dhe shpirtërore në Afrikë”, tha Ambasadorja Alp.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi