Turqia do të dhurojë 10 milionë dollarë për UNRWA

Autoritetet turke do t’i dhurojnë 10 milionë dollarë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve të Palestinës (UNRWA).

Ambasadori turk në Kombet e Bashkuara (OKB), Feridun Sinirlioglu, mbrëmë në një konferencë në selinë e OKB-së tha se viti i kaluar ishte shumë sfidues dhe i vështirë për UNRWA.

“Në të njëjtën kohë, megjithatë, ishte një vit i mobilizimit të madh për të mbështetur mbijetesën edhe të organizatës dhe refugjatëve”, tha Sinirlioglu.

Sinirlioglu paralajmëroi se Turqia do të dhurojë dhjetë milionë dollarë si ndihmë për punën e organizatës UNRWA.

“Është e qartë se UNRWA ka një rol të jashtëzakonshëm dhe kyç, ndërsa në rend të parë të drejtat themelore dhe dinjiteti i refugjatëve palestinezë”, tha Sinirlioglu.

Paralelisht me këtë, Turqia paralajmëroi se do të dhurojë edhe një milion dollarë shtesë për punën e agjencisë Waqf Fund e cila me aprovim të OKB-ve këtë vit themeloi Organizata për Bashkëpunim Islam (OIC). Detyra e kësaj agjencie është ndihma për refugjatët palestinezë.

UNRWA është themeluar në vitin 1949 dhe kujdeset për më shumë se pesë milionë refugjatë palestinezë nëpër kampet mbarë Bregut Perëndimor, Gazës së bllokuar, por edhe në Libanin, Sirinë dhe Jordaninë fqinjë.

Vitin e kaluar autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndërprenë ndihmën për këtë organizatë. SHBA-të më herët ka qenë donatori më i madh dhe ka siguruar thuajse një të katërtën e buxhetit të përgjithshëm vjetor të UNRWA-s.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi