Turqia dhe Iraku do të diskutojnë për menaxhimin e ujërave

I dërguari i posaçëm i Turqisë në Irak, Veysel Eroglu, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bagdad për të disktuar mbi çështjet e menaxhimit të ujërave me zyrtarët irakianë.

Zv/ministri i Burimet Ujore në Irak, Taha Dira dhe ambasador i Turqisë në Erbil, Fatih Yilmaz, pritën të dërguarin e posaçëm të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.

Eroğlu, i cili poashtu është ministër i Pyjeve i Turqisë, do të zhvillojë bisedime e presidentin irakian, Barham Salih, kryeministrin Adel Abd Al-Mahdi dhe ministrin e Burimeve Ujore, Jamal Adili.

Në fillim të këtij muaji, Eroglu tha se autoritetet irakiane duan që Turqia të trajtojë disa projekte të mëdha ujore në vend.

“Ata duan të japin përparësi për vendosjen e projekteve të ujitjes. Ujitja e duhur mund të ul papunësinë. Të ardhurat e fermerëve poashtu do të rriten”, i tha Eroglu Parlamentit më 11 korrik.

Ai shtoi se Iraku dëshiron projekte të ujërave të lëvizshëm në Mosul dhe në Bagdad, përveç ndërtimit të digave dhe pellgjeve.

Këtë qershor Turqia ngriti një grup prej 51 ekspertësh për t’u marrë me çështjet e ujërave të Irakut.

Në muajin prill, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, theksoi se të dy vendet duhet të punojnë së bashku në menaxhimin e ujërave për të parandaluar një krizë të ujit në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi