Agjencia shtetërore për ndihma e Turqisë sot dërgoi ndihma ushqimore në Ugandë për të ndihmuar vendin e Afrikës Lindore në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dërgoi në Ugandë 1000 pako ushqimore, përfshirë miell, fasule dhe sheqer, ekonomia e së cilës është goditur shumë nga shpërthimi i koronavirusit, sipas një deklarate të TIKA-s.
Ambasadori i Turqisë në Ugandë, Fikret Kerem Alp dhe koordinatori i Ugandas i TIKA-s, Yahya Acun, i dorëzuan ndihmën Mary Karooro Okurut, ministres përgjegjëse për detyrat e përgjithshme, për t’i shpërndarë ato tek njerëzit në nevojë.
Okurut në emër të vendit të saj falënderoi Turqinë për ndihmat.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të paktën 185 vende dhe rajone.


