13.5 C
Tirana

Turqia dërgon 26 mijë komplete të testimit të virusit në Kolumbi

Më datë:

Turqia ka dërguar në Kolumbi 26,000 komplete të testit për koronavirusin e ri, njoftoi të martën Instituti Kombëtar i Monitorimit të Ushqimit dhe Barnave (INVIMA). 

INVIMA përmes një deklarate u shpreh se kompletet arritën të dielën, duke i mundësuar vendit të zhvillojë teste më të shpejta dhe më efikase.

Drejtori i INVIMA-s, Julio Cesar Aldana Bula, falënderoi qeverinë turke për mbështetjen e saj.

Kolumbia ka 277 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe tre vdekje.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe aktualisht është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë globin.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën arrin në 378.679 dhe numri i vdekjeve tani arrin në 16.500, ndërsa mbi 100,000 njerëz janë shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...