Turqi, urdhër arresti për 84 të dyshuar të FETO-s në strukutrimin brenda TSK-së

Në kuadër të hetimit mbi strukturimin e organizatës terroriste FETO brenda Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), prokurorët kanë lëshuar urdhra arresti për 84 të dyshuar, përfshirë 34 pjesëtarë aktivë brenda forcave, ndërsa prej tyre 44 tashmë janë arrestuar.

Hetimi në fjalë zhvillohet nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara pranë Kryeprokurorisë Publike të Stambollit, ndërsa të dyshuarit akuzohen për lidhje dhe kontakte me organizatën terroriste FETO.

Nga të dyshuarit, 44 janë arrestuar përmes operacioneve të zhvilluara në 35 qytete.

Ndërkaq, vazhdojnë kërkimet për arrestimin e të dyshuarve të tjerë.

61 nga të dyshuarit kanë qenë pjesë të personelit të forcave detare, ajrore, bregdetare, xhandarmërisë dhe forcave tokësore, 22 kadetë të një ish-akademie ushtarake dhe një civil.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi