Turqi, ndalohen mbi 200 migrantë

Në Van të Turqisë janë ndaluar 219 migrantë të padeklaruar të cilët në këtë vend kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Nga policia në Van njoftohet se ekipet kanë kryer aksione në tre adresa në lagjen Karsiyaka.

Në aksion janë ndaluar 219 migrantë të padeklaruar, në mesin e të cilëve 173 shtetas të Afganistanit, 41 të Pakistanit, katër të Sri Lankës dhe një nga Iraku.

Të huajt u janë dorëzuar Drejtorisë rajonale për menaxhim të migracionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi