Turqi, ndalohen mbi 190 migrantë

Së paku 192 migrantë pa dokumente, përfshi gra dhe fëmijë, janë ndaluar në krahinën jugore Mersin të Turqisë, bënë të ditur sot burime të sigurisë.

Rojet bregdetare turke ndaluan 165 sirianë që udhëtonin në një varkë në Detin Mesdhe, theksuan burime anonime.

Në mesin e të ndaluarve janë 63 fëmijë dhe 30 gra.

Pas marrjes në pyetje, rojet bregdetare arrestuan 27 të huaj të tjerë.

Ndaras u arrestua një shofer furgoni i dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi