Turqi, mjekësia tradicionale ndihmon lindjen natyrale të fëmijëve

Mjekët turq kanë filluar të përdorin një metodë tradicionale dhe plotësuese të ilaçeve për të ndihmuar fëmijët në barkun e nënës, nga pozita ndenjur, të rrotullohen në pozicionin normal të lindjes.

“Moksibustioni, një metodë kineze, stimulon foshnjën në bark dhe siguron një lindje të shëndetshme”, deklaroi për Anadolu Agency (AA), Dr. Belkiz Berna Kulah nga Universiteti i Shkencave Shëndetësore (SBU) në kryeqytetin e Ankarasë.

“Ne shënojmë këndin e jashtëm të thoit të pestë të gishtit të këmbës dhe aplikojmë moksa-n pa aromë, pa tym dhe pa gjilpërë, një lloj temjani, në pikën e shënuar për të stimuluar foshnjën të kthehet në pozicionin e lindjes”, tha Kulah, duke shtuar se nëna aplikon procedurën në shtëpi për një javë tjetër.

“Nëse nuk ka pengesë për lindjen normale, gratë shtatzëna në javën 33 deri në 35 mund ta bëjnë këtë praktikë. Kjo është një metodë pa dhimbje dhe e lehtë për t’u zbatuar”, tha ajo.

Mjeku kryesor Ozlem Moraloglu tha se ata kanë filluar së aplikuari këtë metodë që nga viti 2017 me një normë të suksesit prej 60 për qind.

“Qëllimi ynë është të ulim shkallën e prerjes cezariane që është rritur në Turqi dhe në mbarë botën”, tha Moraloglu, duke shtuar se SBU aktualisht është institucioni i vetëm që aplikon metodën e moksibustionit.

Esra Yilmaz, një nënë që lindi pasi aplikoi metodën e moksibustionit, tha se ajo nuk kishte dhimbje gjatë aplikimit të kësaj metode.

“Edhe sikur të kisha dhimbje, nuk do të ishte aq sa do të shkaktonte prerja cezariane”, shtoi ajo.

Serap Tasdemir, një tjetër nënë që përdori të njëjtën metodë, tha se e kuptoi që fëmija i saj rrotullohej në pozicion normal pas aplikimit një-javor të moksibustionit.

“Me këtë metodë, unë arrita të shmang prerjen cezariane”, tha Tasdemir, duke theksuar se foshnja e saj e tretë ishte rrotulluar në pozitën ulur edhe pse ajo kishte dy lindje normale më parë.

“Unë do t’ua rekomandoja të gjitha grave shtatzëna, është një metodë pa dhimbje dhe pa efekt anësor”, shtoi ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi