Turqi, miratohen ndryshimet lidhur me zgjedhjet e ardhshme

 

 

Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë mbrëmë miratoi pakon e ndryshimeve që kanë të bëjnë me koordinimin dhe zbatimin e reformave kushtetuese, e cila u miratuara në referendumin e vitit të kaluar, sipas së cilës Turqia kalon nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial.

Paketa e miratuar gjithashtu harmonizon Ligjin turk të zgjedhjeve, sipas të cilit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale të planifikuara për më 24 qershor.

Diaspora turke do të mund të votojë në rast të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, gjë që nuk ishte më parë.

Në pajtim me ndryshimet kushtetuese, hiqet posti i kryeministrit, kurse pushteti ekzekutiv pas zgjedhjeve kalon tek presidenti i vendit. Pushteti legjislativ do të vazhdojnë të jetë i përqendruar në parlament, dhe parlamenti do të ketë 600 deputetë, ndryshe nga 550 të tanishëm.

Një tjetër ndryshim që ka të bëjë me parlamentin është se kandidatët në zgjedhjet parlamentare mund të jenë të gjithë qytetarët e rritur të moshës 18 vjeçare në ditën e zgjedhjeve, për dallim nga kufizimet e mëparshme të moshës minimale prej 25 vjeç.

Presidenti i shtetit dhe parlamenti zgjidhen për një mandat pesëvjeçar, për dallim nga praktika e deritashme e mandatit katërvjeçar.

Personi i njëjtë nuk mund të jetë në të njëjtën kohë kandidat presidencial dhe anëtar i parlamentit, dhe një person mund që më së shumti dy mandate të ushtrojë funksionin e Presidentit të vendit.

Për të fituar zgjedhjet presidenciale një kandidat duhet të fitojë shumicën e votave, dhe në rast se asnjëri nga kandidatët nuk e arrin këtë, për 15 ditë do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në të cilin do të garojnë dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi