Turqi, kapet anëtari i lartë i organizatës terroriste YPG/PKK

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka njoftuar se një anëtar i lartë i organizatës terroriste YPG/PKK është kapur në operacionet policore në pjesën lindore të Turqisë.

Në një kumtesë të ministrisë thuhet se terroristi Mahmut Oktay u kap kur një automjet i dyshimtë u ndalua në rrugën kryesore në provincën Muş, si pjesë e operacioneve të sigurisë së brendshme.

Pasi terroristët e dyshuar në automjet hapën zjarr, forcat e sigurisë u kundërpërgjigjën dhe terroristi Okay, me nofkën Hayri Mava, u kap pasi ishte plagosur.

Një person tjetër gjithashtu u arrestua si i dyshuar për ofrimin e ndihmës dhe forcimin e terrorizmit të PKK-së.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi