Turqi, kapen 160 emigrantë në tentativën për të kaluar ilegalisht në Greqi

Në Ayvacik pranë provincës turke të Çanakalasë janë kapur 160 shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale kanë tentuar të kalojnë në ishullin grek Lesbos.

Sipas informacioneve që ka arritur të marrë gazetari i AA, ekipet turke të xhandarmërisë kryen një operacion në vendin Tuzla, pranë Ayvacık-ut, dhe kapën të paktën 40 persona, që ishin emigrantë me prejardhje nga Senegali, Mali, Somalia, Pakistani, Siria dhe Afganistani.

Në operacionin e kryer në fshatin Behramkale, pranë Ayvacık-ut, u kapën edhe 120 emigrantë nga Siria dhe Somalia.

Emigrantët u transferuan në Qendrën Lokale të riatdhesimit dhe të paktën gjashtë persona u arrestuan, të cilët dyshohen se ishin organizatorë të kalimit ilegal të emigrantëve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi