Turqi, gjatë nëntorit janë arrestuar 634 pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it

Forcat turke të sigurisë në nëntor të këtij viti arrestuan 634 pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it në mbarë vendin.

Sipas informacioneve të grumbulluara nga AA, në mesin e të arrestuarve janë të huaj dhe anëtarë të vjetër të organizatës terroriste.

Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 91 prej tyre edhe më tej janë në paraburgim dhe presim gjykim. Forcat e sigurisë, po ashtu, penguan kryerjen e shumë sulmeve vetëvrasëse të cilët terroristët planifikonin, ndërsa gjatë aksioneve janë konfiskuar armë dhe municione.

Policia, forcat e xhandarmërisë dhe trupat kufitare kanë kryer arrestime në qytete të ndryshme, mes të cilëve janë; Stambolli, Ankaraja, Samsuni, Çanakkalaja, Hatay, Diyarbakir, Gaziantep, Adana, Aydin, Sakarya dhe Kayseri. Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën në sulmet brutale në Turqi për të cilat përgjegjësinë e ka marrë DEASH-i.

Objektivi i organizatës në sulmet me bombat vetëvrasëse, raketa dhe armë zjarri kanë qenë civilët.

Forcat turke të sigurisë janë angazhuar në fushatën afatgjate, qëllimi i së cilës është parandalimi i sulmeve të DEASH-it./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi