Turqi, gjashtë të vdekur dhe 29 të plagosur në një aksident trafiku

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një aksident trafiku në Mus në Turqinë lindore.

Sipas informacioneve nga terreni, autobusi i pasagjerëve në rrugën Mus-Bingol është rrokullisur. Në terren kanë dalë një numër i madh i ambulancave, ekipe të xhandarmërisë dhe Agjencisë Shtetërore Turke të Menaxhimit me Emergjenca (AFAD).

Udhëtarët e lënduar u shtruan në spitalet në Mus dhe Bingol. Guvernatori i Mus, Aziz Yildirim konfirmoi se sipas të dhënave paraprake, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë u plagosën.

Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.

“Nga të plagosurit, 22 persona u shtruan në spitalin në Mus, kurse shtatë në Bingol. Autobusi transportonte udhëtarët nga Hatay në Mus”, shtoi Yildirim./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi