Turqi, fillon Kongresi i 5-të Ndërkombëtar i Ekonomisë dhe Menaxhmentit

Në koordinim të Universitetit Bursa Uludağ (BUÜ) dhe në organizim të Universitetit Ndërkombëtar Vizion nga Maqedonia e Veriut dhe universiteteve nga Manisa, Sakarya dhe Balıkesir, në qytetin Bursa të Turqisë ka filluar Kongresi i 5-të Ndërkombëtar i Ekonomisë dhe Menaxhmentit (ICEF 19).

Në Kongresin i cili u organizua në Qendrën kulturore në kuadër të Universitetit Bursa Uludağ, do të trajtohet pikëpamja e përgjithshme e ekonomisë botërore si dhe do të kërkohen propozimet për zgjidhje.

Rektori i BUÜ, Prof. Dr. Yusuf Ulcay, tha se universiteti ku ai është me detyrë ka bërë reforma që prodhon mendime dhe teknologji të rëndësishme.

Ai tha se për projektet shkencore përveç burimeve të tyre me anë të fondeve kanë siguruar një mbështetje prej 70 milionë lira (përafërsisht 11 milionë euro) brenda 4 viteve.

Ndërkohë rektori i Universitetit Ndërkombëtar Vizion me seli në Gostivar, Prof. Dr. Fadil Hoxha, tha se kanë bashkëpunim me shumë universitete nga Turqia. Ai u shpreh se janë të gatshëm të bashkëpunojnë në të gjitha projekte shkencore dhe akademike.

Kongresi do të përfundojë më 13 prill ndërsa në të marrin pjesë folës nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Turqia, Bullgaria, Bangladeshi, Afganistani, Rusia, Kirgistani, SHBA-të, Azerbajxhani, Bosnjë e Hercegovina, Irani dhe Kazakistani. Në gjithsej 25 sesione do të mbahen 114 prezantime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi