Turqi, arrestohen mbi 400 të dyshuar për terrorizëm

Mbi 400 të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar në 29 provinca në mbarë Turqinë në operacionet kundër organizatës terroriste PKK, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e Turqisë.

Gjithsej 418 të dyshuar u arrestuan në të gjithë Turqinë, përfshirë provincat juglindore Diyarbakır, Mardin dhe Van, tha Ministria e Brendshme e Turqisë në një njoftim.

Operacionet janë duke vazhduar në rajon, thuhet më tej

Në fushatën e saj mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi