Turizmi i aventurës, Rama: Kemi potencial! Ta zhvillojmë

Në panairin e parë për Sportet e Aventurës, organizuar me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Kryeministri Edi Rama foli për potencialet që ky sektor ofron për rritjen e turizmit në vend.

Kryeministri tha se bëhet fjalë për një potencial të jashtëzakonshëm për të nxitur turizmin, shtuar punësimet dhe me paga të kënaqshme.

Sipas Ramës, Shqipëria renditet e pesta në Europë për këtë potencial.
“Shqipëria është vendi i pestë në Europë për potencialet që ka për të zhvilluar turizmin e aventurës. Turistët e aventurës janë instrumenti më efikas për promovimin e turizmit dhe janë turistët më besnikë”, tha ai.

Për të zhvilluar këtë, Kryeministri thotë se ka nevojë për më shumë punë e bashkëpunim, por u shpreh i bindur se edhe falë këtij lloji turizmi, “ditë më të mira janë përpara”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi