Turizmi, 17 % më shumë: Në prill hynë 410 mijë persona në Shqipëri

Në pritje të hapjes së sezonit të plazhit numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë prillit u rrit me 17% krahasuar me një vit me parë.

Sipas shifrave zyrtare të pikave të kalimit kufitar në muajin e katërt të vitit në vendin tonë u futën mbi 410 mijë qytetare të huaj, gati dyfishi i atyre që u futën në mars.

Por kjo shifër është mjaft e madhe po ta krahasosh me tremujorin e parë të vitit, kur për të gjithë periudhën janar-mars të 2019-s hynë në vendin tonë rreth 695 mijë shtetas të huaj.

Sipas INSTAT qëllimi i vizitës në pjesën më të madhe ka qenë për pushime, çka tregon se ne industria e turizmit po rrit kapacitete dhe ofertën njëkohësisht.

Si katër mujor në Shqipëri futen rreth 1 milion e 86 mijë të huaj me një rritje 5,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Peshën më të madhe të numrit të turistëve e mbajnë vendet fqinje si Kosova, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia përtej Adriatikut.

Nga viti ne vit sektori turizmit po zgjerohet në Shqipëri duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonomi si në rritjen e punësimit ashtu dhe ne shtimin e bizneseve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi