Turizëm mjekësor në Elbasan/ Në llixha, 30 mijë pushues, shumica nga Kosova

Turizmi mjekësor në llixhat e Elbasanit është duke njohur rritje të vazhdueshme. 20-30 mijë persona në vit, kryesisht kosovare frekuentojnë llixhat ndërsa theksojnë se cilësia e ujit këtu është e pakrahasueshme dhe efekti i dukshëm.

“Këtu vijnë shumë kosovarë. Tani në muajin e Ramazanit ka më pak, por këtu duhet ta rezervosh vendin 10-20 ditë përpara. Uji është në niveli  e duhur”, thotë një frekuentues

“Jemi shumë të kënaqur dhe nuk e tradhtojmë këtë vend sa të jemi gjallë. Na ka bërë derman uji, klima e të tëra”, u shpreh një tjetër.

Ajo që i tërheq vizitorët në këtë zonë nuk është vetëm cilësia e ujit por edhe çmimet e favorshme. Aktualisht ne llixhat e Elbasanit funksionojnë rreth 50 hotele me një kapacitet 4-5000 shtretër. Sezoni ku frekuentimi është me i madh janë muajt shtator-tetor. Por një fluks në rritje kanë edhe muajt prill e maj, kryesisht vendas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi