Tunizia, “kafshatë” e lehtë për Belgjikën

Belgjika ka siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme të botërorit duke mposhtur lehtësisht Tunizinë me rezultatin 5-2.

Eden Hazard hapi siparin e golave duke shndërruar në gol një penallti të akorduar në minutën e 5-të të ndeshjes.

10 minuta më pas ka qenë Romelu Lukaku që ka dyfishuar rezultatin, por vetëm pas 2 minutash Dylan Bronn ka ngushtuar shifrat në 2-1, por Belgjika ka qenë e pamëshirshme e ndërsa pritej përfundimi i pjesës së parë Lukaku shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Belgjikën.

Edhe në pjesën e dytë belgët janë treguar të pamëshirshëm duke shënuar dy herë të tjera në portën e tunizianëve. Në të 51-tën ka qenë sërish Hazard që shënon, e në të 90-tën Batshuayi shënon golin e 5-të për Belgjikën.

Wahbi Khazri shënoi pak përfundimit të ndeshjes golin e dytë për Tunizinë, një gol që vlen sa për statistikë pasi afrikano veriorët mbeten në fund të grupit me 0 pikë duke e parë veten jashtë këtij botërori./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi