Tunizi, sulmi vetëvrasës shënjestron automjetin e policisë

Një sulm me bombë ka shënjestruar furgonin e policisë në kryeqytetin tunizian Tunis.

Dëshmitarët për AA theksuan se sulmi vetëvrasës ndodhi në kalimin e rrugëve nga France Street në Charles de Gaulle në qendër të kryeqytetit Tunis, rreth 150 metra larg nga ambasada franceze.

Autoritetet e Tunizisë ende nuk janë prononcuar rreth incidentit.

Megjithatë, sulmi erdhi vetëm disa orë pasi një sulm i armatosur shënjestroi një stacion transmetimi në provincën Fafsa, në Tunizinë jugore, nga një grup i armatosur, por nuk pati viktima në njerëz apo dëme materiale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi