14.5 C
Tirana

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre ukrainas në Florida, duke thënë për gazetarët në bord të Air Force One se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Epo, ata po ecin përpara dhe po ecin mirë. Ne duam të ndalojmë vrasjen e njerëzve. Nuk ka shumë të bëjë me ne. Por do të doja të shihja nëse mund të shpëtojmë shumë njerëz që po vriten. Muajin e kaluar, patëm 27,000 njerëz të vrarë në atë luftë qesharake që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president”, tha Trump.

Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se korrupsioni në Ukrainë “nuk është gjë e mirë”.

Komentet e tij vijnë vetëm pak ditë pasi një nga ndihmësit kryesorë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, dha dorëheqjen pas akuzave për korrupsion.

“Bisedimet për paqe janë produktive,” konfirmoi edhe sekretari amerikan, Marco Rubio, pas takimit me negociatorët ukrainas, ndërsa shtoi se ka ende punë për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë, brenda kësaj jave pritet që të zhvillohet një takim edhe me negociatorët rusë në Moskë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...

“Po ju edhe sot këtu rrini?” – Kryemadhi para SPAK për detyrimin e paraqitjes

Monika kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK,...