Trump në spital/ Viziton vëllanë e sëmurë rëndë

Presidenti amerikan, Donald Trump, vizitoi vëllanë e tij më të ri, Robert në një spital në Nju Jork, ku ai po trajtohet për një sëmundje që nuk është bërë e ditur.

Lideri amerikan u pa me maskë ndërsa arriti në spitalin presbiterian në Nju Jork, hyri nga dera e pasme dhe qëndroi atje për rreth 45 minuta. Raportet në mediat amerikane thonë se vëllai i presidentit është i sëmurë rëndë por nuk japin detaje të mëtejshme. Trump u ndal në Nju Jork, ndërsa ishte nisur për në klubin e tij të golfit në Bedminster, Nju Xhersi, për të kaluar atje fundjavën dhe i tha gazetarëve vetëm se i vëllai po kalon një periudhë të vështirë.

Edhe pse shumë më pak i famshëm se vëllai i tij i madh, Robert Trump prej kohësh ka qenë pjesë integrale e perandorisë së pronave të paluajtshme të familjes dhe besnik ndaj presidentit. Robert Trump, doli në gjykatë në përpjekje për të siguruar ndalimin e botimit të një libri të mbesës së tij, Meri Trump, që e portretizon Donald Trump si produktin e një familjeje toksike, por pa sukses.

Edhe pse një urdhër i përkohshëm vonimi u dha, gjykatësi e tërhoqi atë në korrik duke lejuar publikimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi