Trump: Me Erdogan diskutuam gjithçka, ishte takim i mirë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në lidhje me takimin e zhvilluar sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se “Diskutuam gjithçka. Shkëlqyeshëm, ishte një takim i mirë”.

Ai vuri në dukje se me presidentin Erdogan zhvilluan një takim të paplanifikuar. “Diskutuam gjithçka. Shkëlqyeshëm, ishte një takim i mirë. Biseduam për Sirinë, për kurdët. Kufiri dhe zona e sigurtë po shkon shumë mirë. E respektoj shumë Turqinë lidhur me këtë çështje. Armëpushimi vazhdon. Për mendimin tim njerëzit janë të befasuar nga kjo. Natyrisht ka nga ata që më respektojnë për këtë çështje, por ka mundësi edhe jo”, tha Trump.

“Që prej një kohe të gjatë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë kishte trazira”, tha Trump duke shtuar se “Tërhoqëm ushtarët, kemi marrë naftën. Ushtarët tanë ndodhen në vendin ku ndodhet nafta. Unë kështu dëshiroj. Ata kryejnë patrullime në kufijtë e tyre dhe e kryejnë këtë”.

Ndërsa në pyetjen rreth anëtarësimit të Turqisë në NATO, Trump tha se “Shumë persona kanë respekt ndaj Turqisë për ato që ajo ka bërë. Kjo është biseduar shumë herë. Ata po bëjnë një punë të mirë në kufi dhe në zonën e sigurtë”.

“Kemi kaluar dy ditë të shkëlqyeshme. Për mendimin tim NATO është më e fortë se çdo herë”, tha Trump lidhur me samitin.

Ai gjithashtu tha se shumë vende kanë filluar të ndajnë më shumë para për mbrojtjen dhe se brenda tre viteve do të shihet se për këtë fushë do të ndahen më shumë se 400 miliardë dollarë.

Presidenti Trump ka bërë edhe një vlerësim për politikanin kanadez pas një pyetjeje lidhur me pretendimin se mbrëmë gjatë pritjes së organizuar në kështjellën Buckingham për liderët e NATO-s, janë tallur me të gjatë bisedës së zhvilluar nga kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri holandez Mark Rutte.

“Për mendimin tim është dyfytyrësh. Mendoja se ishte një njeri i këndshëm por e vërteta është se nuk ka qenë i kënaqur që ia shpreha në sy se nuk ka shpenzuar 2 për qind (për mbrojtjen). Nuk paguan 2 përqindëshin, por duhet ta paguajë. Kanadaja është një vend i pasur”, tha Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi