Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u lirua nga akuzat e demokratëve për shpërdorim të pushtetit pas një votimi të zhvilluar në Senat.
Procesi për shkarkim i ndërmarrë kundër presidentit Trump përfundoi me votimin e zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit.
Akuza ndaj Trumpit për shpërdorim detyre u rrëzua me 52 vota “kundër” dhe 48 vota “pro”.
Ndërsa akuza ndaj Trumpit për pengim të Kongresit u rrëzua me 53 vota “kundër” dhe 47 “pro”.
Në këtë mënyrë Trump është presidenti i tretë në historinë e SHBA-së që është liruar nga akuzat në Senat pas Andrew Johnson dhe Bill Clinton.
Senatori republikan Romney akuzoi Trumpin për një nen
Në votim të gjithë demokratët votuan se Trump “është fajtor”.
Senatori republikan Mitt Romney në akuzën ndaj Trumpit për keqpërdorim të detyrës ka votuar “pro” ndërsa në akuzën për pengim të Kongresit ka votuar “kundër”.
Hetimi për shkarkimin e Trumpit
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, demokratja Nancy Pelosi, më 24 shtator 2019 paralajmëroi fillimin e hetimit për shkarkimin e Trumpit me arsyen se “ka dëmtuar sigurinë kombëtare të SHBA-së” dhe se “ka tradhtuar betimin presidencial”.
Pelosi ka pretenduar se gjatë një bisede telefonike në korrik, Trump i ka vendosur presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, si kusht hetimin e rivalit Joe Biden dhe familjes së tij në mënyrë që SHBA-ja të ndihmojë Ukrainën dhe se kjo gjë është në kundërshtim me kushtetutën.
Më pas, Shtëpia e Bardhë më 25 shtator publikoi transkriptin e bisedës telefonike Trump-Zelensky duke mbrojtur pohimin e saj se nuk ka asnjë lidhje mes ndihmës dhe bisedës.
Në një votim të zhvilluar më 31 tetor në Dhomën e Përfaqësuesve u miratuan procedurat për hetimin e shkarkimit dhe u vendos që seancat të ishin publike. Ndërkoqë seancat publike në Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve u zhvilluan gjatë periudhës 13-21 nëntor ku gjithsej 12 zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Pentagoni dhanë deklarata gjatë këtij procesi.
Komiteti i Inteligjencës për opinionin publik shpalosi raportin prej 300 faqesh ku akuzohet Trump ndërsa raportin në fjalë më 3 dhjetor e dërgoi në Komitetin e Drejtësisë. Komiteti i Drejtësisë pas dy seancave më 13 dhjetor miratoi nenet e shkarkimit dhe e dërgoi dosjen në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në një votim më 18 dhjetor në Dhomën e Përfaqësuesve, u pranuan akuzat kundër Trump për “keqpërdorim të detyrës” dhe “pengim të funksionimit të Kongresit”.