Trump: Lidhjet SHBA-Indi, më të forta se kurrë më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi mori pjesë në një tubim masiv të organizuar të dielën nga disapora indiane në Teksas.

“Jam shumë i emocionuar që jam këtu në Teksas me një nga miqtë më të mëdhenj, më të devotshëm dhe më besnikë të Amerikës, kryeministrin e Indisë Modi”, tha Trump.

“Nën udhëheqjen e kryeministrit Modi, bota po dëshmon një republikë të fortë, energjike dhe të përparuar të Indisë”, tha ai.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë “më të forta se kurrë më parë”, theksoi presidenti amerikan.

Poashtu edhe Modi e përshkroi Trumpin si “miqësor, të ngrohtë dhe të afërt”, duke thënë se India ka një “mik të vërtetë” në Shtëpinë e Bardhë./AA

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi