Trump i kërkon Europës “të marrë mbrapsht” terroristët e DEASH-it

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të shtunën vonë u kërkoi shteteve evropiane të “marrin prapa” qindra terroristë të huaj të DEASH-it të kapur në Siri dhe t’i ndjekin penalisht.

“Shtetet e Bashkuara u kërkojnë Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropianë që të marrin mbrapsht mbi 800 luftëtarë të ISIS (DEASH) që kapëm në Siri dhe t’i gjykojnë” shkroi Trump në Twitter.

“Kalifati është afër kolapsit. Alternativa tjetër jo e mirë është se do të detyrohemi t’i lirojmë ata”, paralajmëroi ai.

Ai tha se SHBA-të nuk dëshirojnë të shohin se si terroristët e DEASH-it “depërtojnë në Evropë, ku edhe pritet të shkojnë”.

Presidenti amerikan përsëriti planin e tij për të tërhequr trupat e SHBA-ve nga Siria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi