9.5 C
Tirana

Trump emëron biznesmenin miliarder Warren Stephens si ambasador në BM

Më datë:

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të emërojë biznesmenin miliarder Warren Stephens si ambasador në Britaninë e Madhe.

Trump e quajti Stephens një nga biznesmenët më të suksesshëm në vend.

“Jam i emocionuar që tani, ai do të ketë mundësi të shërbejë si kryediplomat, duke përfaqësuar SHBA-në në një nga aleatët më të dashur të Amerikës”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Emërimi do të kërkojë miratimin e Senatit amerikan – ku republikanët e Trump do të kenë shumicën pas zgjedhjeve të nëntorit.

Stephens, 67 vjeç, është në krye të një banke investimi të drejtuar nga familja në shtetin jugor të Arkansas.

Si një mbështetës i Partisë Republikane, ai fillimisht e kundërshtoi Trumpin në 2016 – por, si shumë të tjerë, më vonë e mbështeti atë.

“Stephens gjithashtu dhuroi fonde gjatë fushatës paraprake për Nikki Haley, e cila sfidoi Trump për nominimin presidencial republikan”, raportoi “Washington Post”.

Haley përfundimisht u tërhoq nga gara pas humbjeve të mëdha në primaret.

Hyrja e Trump në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është caktuar më 20 janar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...