8.5 C
Tirana

Tronditet Prizreni, ekzekutohen me breshëri plumbash brenda banesës burrë e grua

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku janë ekzekutuar me breshëri plumbash një burrë dhe një grua. mediet fqinje raportojnë se kanë mbetur viktima burrë e grua, D. H. dhe S. H., të cilët janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, në lagjen Ortakoll.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e çiftit.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria Themelore në Prizren është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...