Trenat Zvicër-Itali dezinfektohen për shkak të koronavirusit

Trenat që qarkullojnë në linjën Zvicër-Itali dhe anasjelltas sipas udhëzimeve të autoriteteve italiane duhet të dezinfektohen. Marrëveshja përfshin të gjitha mjetet e transportit në trafik ndërkufitar.

Mjetet e transportit në trafikun Zvicër-Itali dezinfektohen për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan sda.keystone. SBB, sipas marrëveshjes duhet të kryejë dezinfektimin në çdo ndalesë të trenit në Zvicër .

Kjo punë shtesë do të përfshihet si pjesë e pastrimit të rregullt ditor gjatë natës, ka njoftuar SBB të enjten

Me udhëzimin e autoriteteve italiane që nga 27 shkurti, të gjithë operatorët hekurudhorë janë detyruar që çdo ditë të dezinfektojnë trenat që shkojnë drejt Italisë.

SBB do të zbatojë këtë udhëzim për sa kohë që urdhri nga autoritetet italiane të jetë në fuqi. Urdhri i njëjtë po zbatohet edhe nga hekurudhat italiane, d.m.th. ai vlen përgjithësisht për të dy palët në trafikun ndërkufitar, ka specifikuar një zëdhënës i SBB.

Rrjeti i rrugëve të kompanive të shumta të transportit shtrihet edhe përtej kufirit Zvicër-Itali, përcjell albinfo.ch. Përveç SBB-së, kjo vlen edhe për “Rhätische Bähne” (Bernina-Tirano), Hekurudha Centovalli (Locarno-Domodossola), BLS (Simplon), Postbus dhe Flixbus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi