TREGUESIT/ Pagat më të larta në Europë janë ato jashtë BE-së, ja ku renditet Shqipëria!

Është interesante të theksohet se pagat më të larta në Europë janë në ato vende që nuk janë në Bashkimin Europian.

Zviceranët janë liderët absolut me pagë 4,370 euro nbë muaj, më pas vjen Islanda me 3,568 euro dhe në vend të tretë Norvegjia me 3,309 euro në muaj.

Hulumtimet e fundit thotë se në mesin e vendeve brenda Bashkimit Europian të ardhurat më të mëdha i kanë danezët me 3.309 euro, pasuar nga Luksemburgu me 3,159 euro, pasuar nga suedezët me 2,570 euro.

Gjermanët kanë të ardhura mesatare prej rreth 2.270 euro.

Pagën më të ulët në Europë e kanë moldavët me 212 euro në muaj, pak më shumë se ukrainasit me 240 euro dhe e pas tyre vijnë bjellorusët me pagë 337 euro në muaj.

Në rajon, liderët absolutë janë sllovenët me një pagë mesatare prej 1,077 euro. Pas tyre vijnë kroatët me 832 euro në muaj.

Paga mesatare në Mal të Zi arrin në 512 euro, në Serbi ajo shkon në 460 euro, në Bosnjë 445 euro, pastaj vjen Maqedonia e Veriut me 376 euro dhe Shqipëria me 378 euro në muaj.

Paga mesatare në Bullgari është 457 euro, e një situatë pak më e mirë është në Rumani, ku paga shkon në 535 euro në muaj.

Pavarësisht nga kriza ekonomike pagën më të lartë në rajon e kanë grekët me 917 euro. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi