Tre muaj pas tërmetit, banorët e Floqit në Korçë ende të pastrehë

Shpresuan se brenda pak kohe banesat e shkatërruara nga tërmeti do të rindërtoheshin, por kjo nuk ka ndodhur as 3 muaj më vonë.

Pas termetit me pasoja shkatërrimtare, rreth 20 familje të fshatit Floq në Korçë vijojnë ende të strehohen në ambientet e shkollës 9-vjecare, në kushte tepër të vështira.

Pa asnjë mundësi tjetër strehimi dhe në prag të dimrit, banorët thonë se nuk do t’i braktisin ambientet e shkollës, pavarësisht kushteve të rënda aty.

Në fshatin Floq ka nisur rindertimi i 5 banesave më të dëmtuara, ndërsa banorët mbeten në pritje me shpresën se rikonstruksioni do të perfundoje para dimrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi