Tre gola Aguero, Manchester City “shkatërron” 6-1 Huddersfield

Sergio Aguero ishte heroi i ndeshjes ndaj Huddersfield që Manchester City fitoi me rezultatin e thellë 6-1 pasditen e së dielës.

Kampionët në fuqi të Anglisë e patën të lehtë të merrnin 3 pikët, pasi sulmuesi argjentinas shënoi 3 gola, David Silva dy dhe një autogol nga Kongolo.

Me këtë sukses, City ruan kryesimin e Premier League me 6 pikë në dy ndeshjet e para.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 16:00, Watford mundi në transfertë Burnley-n me rezultatin 3-1./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi