14.5 C
Tirana

Trazira në Milano pas marshimit për Gazën! pesë të arrestuar, mes tyre dy të mitur

Më datë:

Pas përleshjeve dhe skenave të dhunshme që ndodhën të hënën pasdite në zonën e Stacionit Qendror të Milanos, policia italiane ka arrestuar pesë persona.

Dy nga të ndaluarit janë të mitur dhe po hetohen nga Prokuroria për të Miturit.

Tre personat e tjerë janë të rritur: dy vajza dhe një djalë rreth të 20-ave. Vajzat akuzohen për rezistencë ndaj policisë dhe do të përballen me gjyq të shpejtë në Gjykatën e Milanos. Sipas hetimeve, ato dyshohet se janë pjesë e qendrave sociale (grupe aktivistësh të majtë).

Ndërsa djali i arrestuar përballet me akuza më të rënda: rezistencë ndaj forcave të rendit dhe dëmtime, të cilat janë klasifikuar si më të rënda, për shkak të një ligji të ri të sigurisë. Ai ndodhet ende në burg dhe do të dalë përpara gjykatësit për masa të mëtejshme.

Policia ka vendosur forca të shumta sigurie jashtë Gjykatës, për shkak të gjyqeve që po zhvillohen me procedurë të përshpejtuar.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të zbuluar se kush janë përgjegjës për dëmtimet e shumta të shkaktuara gjatë protestës, por për këto akuza ende nuk janë marrë vendime zyrtare.

Prokuroria do të analizojë pamjet filmike për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar rolin e secilit në trazirat që përfshinë disa qindra persona dhe u kthyen në skena “guerrile urbane”.

Hetimet po drejtohen nga Prokurori i Milanos, Marcello Viola.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...