Traktori përfundon në kanal, 15 të vdekur në Indi

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një traktori me rimorkio në kanal në shtetin Telangana të Indisë.

Sipas lajmit në mediat lokale, zyrtarët policor theksuan se shoferi ka humbur kontrollin e traktorit dhe si pasojë është rrëzuar në kanalin e lumit Musi në fshatin Laxmapuram, ku prej 20 persona 14 dhe shoferi kanë humbur jetën.

Policia bëri të ditur se 6 personat të cilët janë plagosur janë dërguar në spital, ndërsa ka filluar hetimi rreth aksidentit.

Në Indi çdo vit humbin jetën rreth 110 mijë persona si pasojë e aksidenteve të cilat ndodhin për shkak të rrugëve të këqija, shoferëve të pakujdesshëm dhe automjeteve të vjetra./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi