Tragjedia Hillsborough e vitit 1989, akuzohet ish-komandanti i sigurimit

Ish-komandanti i policisë do të gjykohet për vdekjen e 95 tifozëve të futbollit që u vranë në stadiumin Hillsborough gjatë gjysmëfinales së ndeshjes midis klubeve angleze Liverpool dhe Nottingham Forest në vitin 1989.

Ish-zyrtar i policisë në Rokshire të Jugut, David Duckenfield, i cili ishte komandant i sigurimit në ditën e tragjedisë, do të akuzohet për vrasjen e 95 persona me neglizhencë e madhe. 

Vendimi për të ndjekur penalisht Duckenfield-in u dha nga gjyqtari i Gjykatës së Kurorës së Prestonit, Peter Openshaw, i cili hodhi poshtë një vendim që pengoi gjykimin e tij për 18 vitet e fundit.

Gjykata tha se katër persona të tjerë gjithashtu do të përballen me gjyqin e ish-komandantit të policisë.

Ndaj të akuzuarit nuk do të shqyrtohet akuza lidhur me një viktimë të 96-të, që vdiq më shumë se një vit pas incidentit për shkak të lëndimeve që kishte pësuar gjatë incidentit.

Një hetim i vitit të kaluar për tragjedinë e vitit 1989 në ndeshjen gjysmëfinale të FA Kupës midis klubit Liverpool dhe Nottingham Fores në Sheffield konkludoi se tifozët ishin “vrarë në mënyrë të paligjshme”.

Më 15 prill të vitit 1989, në stadiumin Hillsborough të Sheffield-it gjithsej 96 persona u vranë ose u plagosën për vdekje, pasi që më shumë se 2.000 tifozë të Liverpoolit u shtypën në tribunën prapa golit, në stadiumin me një kapacitet prej 54.000 spektatorë, që në ato momente kishte qenë i stërmbushur për ndeshjen kundër Nottingham Forest./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi