Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubq ku burri ka vrarë më thikë bashkëshorten e tij.
Mësohet se Artan Islamaj ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Klarita Islamaj, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë autori pas ngjarjes ka tentuar të vrasë edhe veten, duke u plagosur me thikë.
Mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë ngjarja ka ndodhër në makinën në pronësi të ciftit.
NJOFTIMI
Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.