Trafikoi automjete të vjedhura nga Zvicra me vlerë 150 000 euro, pranga 38-vjeçarit

Më datë:

Policia e Tiranës njofton arrestimin e një 38-vjeçari të dyshuar për trafik automjetesh të vjedhura nga Zvicra në Shqipëri.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin “Swiss”, në kuadër të një procedimi penal të nisur në vitin 2024.

Operacioni çoi në arrestimin e shtetasit A. Sh., 38 vjeç, banues në Zvicër, i dyshuar për trafikimin në Shqipëri të dy automjeteve të markës “Audi”, që ishin vjedhur në Zvicër dhe kishin një vlerë prej 150,000 eurosh.

Policia ka sekuestruar një prej këtyre automjeteve, një “Audi Q8”, të cilin e gjeti në një vendparkim në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Vijojnë hetimet për gjetjen e automjetit tjetër të trafikuar. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...