10.5 C
Tirana

Tjetër tragjedi në Mesdhe, zhduken mes dallgëve pesë persona

Më datë:

Sërish viktima në rrugën e Mesdheut qendror, mes tyre edhe një i mitur.

Të paktën pesë persona kanë rënë në ujë dhe janë zhdukur mes dallgëve, teksa përpiqeshin të largoheshin nga Tunizia. Teknikisht konsiderohen të zhdukur, pasi trupat nuk janë gjetur, por askush nuk beson se janë ende gjallë, raportojnë mediat italiane.

Këtë e kanë treguar të mbijetuarit e udhëtimit, të cilët me vështirësi arritën pranë Lampedusës, ku u shpëtuan nga autoritetet detare. Të ngrirë nga të ftohtit dhe të rraskapitur pas ditësh të tëra udhëtimi, 45 persona, mes tyre pesë gra dhe një fëmijë, zbritën njëri pas tjetrit në molin Favaloro.

Ata kishin muaj, madje vite që jetonin në Tunizi, pasi kishin ikur nga vendet e Afrikës Subsahariane dhe Perëndimore, të përfshira nga konflikte dhe paqëndrueshmëri e thellë. Por fushata gjithnjë e më e ashpër e represionit e urdhëruar nga presidenti Kais Saied nuk u la zgjedhje tjetër veçse të iknin.

Gjatë udhëtimit, tregojnë, disa prej tyre ranë në ujë, u përpoqën me dëshpërim të ktheheshin në varkë, por rryma, era dhe dallgët i tërhoqën dhe i zhdukën. Mes tyre ishte edhe një djalosh i mitur. Varka me të cilën udhëtonin, prej hekuri, e lehtë, e ulët dhe tejet e paqëndrueshme, ishte e pamundur të manovrohej.

Këto varka, në Lampedusa i quajnë “arkivolët që notojnë”, sepse mjafton një valë apo një lëvizje e vogël që të përmbysen.

Për Save the Children kjo është një tjetër tragjedi e padrejtë dhe e shmangshme.

Që nga fillimi i vitit, të paktën 1 100 njerëz kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun për t’i shpëtuar dhunës, persekutimit dhe represionit. Shifrat janë të nënvlerësuara, pasi nuk përfshijnë ata që janë mbytur dhe thjesht janë zhdukur, pa i parë askush, veç familjarëve që presin më kot një telefonatë që nuk vjen kurrë.

“Qasja e ashpërsuar e sigurisë dhe forcimi i kufijve ka ecur dorë për dore me rritjen e rrezikut për familjet dhe për të miturit e pashoqëruar që udhëtojnë drejt dhe brenda BE-së”, thekson Save the Children.

“Nuk është e pranueshme që në çështjet e migracionit interesat kombëtare të vihen mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave themelore“, thuhet në reagimin zyrtar.

Organizata paralajmëron se reformat e reja evropiane me Paktin Evropian të Migracionit dhe Azilit nuk i adresojnë problemet kryesore të atyre që mbërrijnë në BE, ndërsa kushtet për vajzat, djemtë dhe adoleshentët, veçanërisht për të miturit e pashoqëruar, mbi 11 600 prej të cilëve kanë zbarkuar këtë vit në Itali, mbeten jashtëzakonisht të pasigurta dhe të rrezikshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...

Dosja “Veliaj” në pritje, seanca më 12 dhjetor. Avokatët nuk kryen mbrojtjen

Është shtyrë për në datën 12 dhjetor seanca paraprake...

Ekzekutimi i ish-policit Malko, çështja rikthehet në gjykatë

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të...

Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

https://www.youtube.com/live/nWWJdpzIlDE?si=CotAPyjUU_XdZwiS Kreu i PD-së Sali Berisha, sot më 5 dhjetor...