Tjetër borxh i “fshehur”, ja sa shkon energjia e papaguar e enteve

Detyrimet e institucioneve shtetërore në formën e energjisë së papaguar po rriten nga viti në vit, duke rikthyer edhe njëherë krizën e borxheve të fshehura që rrezikon t’u faturohet taksapaguesve shqiptare në të ardhmen, si një faturë tjetër e fshehur që rrjedh nga mungesa e përgjegjshmërisë së administratës publike.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) në 4-mujorin e parë të vitit 2019, institucionet publike kryesisht ndërmarrje me pronësi shtetërore i detyrohen Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE) rreth 9.6 miliardë lekë ose rreth 78 milionë euro. Detyrimet u zgjeruan me rreth 5 për qind në raport me fundin e vitit 2018.

Borxhet totale të OSHEE-së kanë ardhur në rënie të lehtë në 4-mujorin e parë si pasojë e uljes së detyrimeve nga sektori i biznesit privat dhe familjeve, por nga ana tjetër detyrimet që institucionet shtetërore kanë ndaj OSHEE po vijnë në rritje nga viti në vit.

Në fund të 4-mujorit të parë, detyrimet që vetë shteti dhe entet e tij i kanë OSHEE-së u rritën me 228 për qind edhe pse në vitin 2014 qeveria vendosi sanksione të forta ndaj enteve që nuk shlyejnë energjinë elektrike nisur nga vlera e lartë e borxhit që gjeti qeveria Rama kur erdhi në pushtet.
Ministria e Financave para dy vitesh lëshoi një udhëzim që njësitë shpenzuese gjatë përdorimit të fondeve buxhetore të planifikuara për “mallra dhe shërbime” me prioritet te urdhërojnë pagesat për shërbimet e furnizimit me energji elektrike në kushtet e mungesës së likuiditetit ose planit të arkës, respektohet renditja e përcaktuar ne udhëzimin e posaçëm.

Me tej financat kërkuan që strukturat përgjegjëse për thesarin në degë te verifikojnë listën e debitorëve të dërguar nga OSHEE çdo muaj dhe autorizojnë pagesën e faturave të tjera, vetëm nëse njësia shpenzuese nuk rezulton me detyrime të papaguara në këtë listë.

Mirëpo as ku udhëzim nuk ka funksionuar teksa shihet që borxhet po pësojnë rritje nga viti në vit.
Qeveria dhe ndërmarrjet në pronësinë e saj janë duke cenuar rëndë zbatimin e planit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë, ku ulja e borxheve është në themel të këtij plani./Monitor

8695ab91 E88d 459f 8ee7 2806ef684f6f 768x649
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi