Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Ndërkohë do të hetohet në gjendje të lirë edhe një 17-vjeçar.”Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T”, informoi sot policia.
Oficerët e policisë sekuestruan 6 celuluarë si provë materiale.
Operacioni i koduar ‘Bad spin 5’ u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Materialet i kaluan prokurorisë.